Ndërlidhjet

Të mbijetuarit e tragjedisë në Kore J. janë keqnumëruar


Kore e Jugut
Kore e Jugut
Numri i njerëzve, të cilët i kanë mbijetuar fatkeqësisë ujore në Korenë e Jugut, tre javë më parë, ka qenë i gabuar, kanë thënë sot rojet e detit.

Shefi i tyre, Kim Suk-kyoon, ka thënë se vetëm 172 njerëz kanë shpëtuar nga mbytja e anijes më 16 prill dhe jo 174, siç ka thënë qeveria qysh më 18 prill.

Ai ka thënë se janë bërë gabime në procesin e numërimit.

Kryeministri Chung Hong-won ka thënë se kërkimet për të pagjeturit duhet të përfunduojnë në fundjavë.

Korrespondentët thonë se ndryshimi i numrit të të mbijetuarve nënkupton që numri i njerëzve që dyshohet se janë të vdekur është rritur në 304.
XS
SM
MD
LG