Ndërlidhjet

SHBA mbyll përkohësisht ambasadën në Jemen


Jemen
Jemen
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë mbyllur përkohësisht ambasadën e tyre në Jemen për publikun, për shkak të sulmeve të fundit kundër interesave perëndimorë në këtë vend.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se sulmet dhe disa informacione u kanë dhënë zyrtarëve amerikanë shqetësime të mjaftueshme për të marrë këtë hap parandalues.

Njoftimi vjen pasi një roje franceze e sigurisë është vrarë në Sana më 5 maj.

Ai ka qenë në përbërje të një delegacioni të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG