Ndërlidhjet

Pro-rusët shqyrtojnë propozimin e Putinit


Ukrainë
Ukrainë
Aktivistët pro-rusë në lindje të Ukrainës shqyrtojnë sot propozimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të shtyrë referendumet për autonominë.

Udhëheqësit separatistë në Donjeck dhe Luhansk kanë thënë se do ta paraqesin këtë çështje para “këshillave të popullit”.

Referendumet pritet të mbahen të dielën, ndërsa janë përgatitur miliona fletëvotime.

Putin ka thënë se shtyrja e votimeve mund të krijojë kushtet e nevojshme për dialog.

Në atë që duket të jetë një ndryshim në politikën ruse, Putin po ashtu ka thënë se zgjedhjet presidenciale të 25 majit në Ukrainë janë një “hap në drejtim të duhur”.

Komentet e tij janë bërë një ditë pasi zëdhënësi i tij ka thënë se mbajtja e këtyre zgjedhjeve do të ishte absurde.
XS
SM
MD
LG