Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm në Alepo, disa të vrarë


Alepo - foto arkivi
Alepo - foto arkivi
Një shpërthim i fuqishëm në Alepo të Sirisë ka shkatërruar një hotel dhe disa ndërtesa të tjera, raportojnë mediat shtetërore dhe aktivistët.

Luftëtarët rebelë besohet se kanë shpërthyer bombën e vendosur në një tunel nën hotelin Carlton Citadel.

Aktivistët opozitarë thonë se atje kanë qenë të pozicionuara trupat qeveritare dhe se një numër i tyre është vrarë.

Në javët e fundit, rebelët kanë bërë përpjekje të avancojnë në zonat ku forcat qeveritare kanë kontrollin.
XS
SM
MD
LG