Ndërlidhjet

Ukraina vazhdon me operacionin ushtarak në lindje


Ukrainë
Ukrainë
Ukraina ka thënë se operacioni ushtarak kundër separatistëve pro-rusë në lindje të vendit do të vazhdojë, pa marrë parasysh vendimin e tyre për të mbajtur referendume.

Sekretari i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare, Andriy Parubiy, ka thënë se “operacioni antiterrorist” do të zhvillohet edhe nëse liderët e republikës së vetshpallur të Donjeckut vendosin që të shtyjnë referendumin për vetëvendosje, të paraparë për 11 maj.

Forcat e Ukrainës kanë rikthyer disa ndërtesa qeveritare të uzurpuara nga separatistët në rreth 12 qytete në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të mërkurën, u ka bërë thirrje liderëve separatistë në Donjeck dhe Luhansk që të shtyjnë referendumet.

Përfaqësuesit e separatistëve kanë thënë se do të shqyrtojnë kërkesën e Putinit.
XS
SM
MD
LG