Ndërlidhjet

SHBA-të vazhdojnë trajnimin e ushtarëve irakianë


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur vazhdimin trajnimit të ushtarëve të zgjedhur irakianë në Jordani, për të nxitur mbështetjen që SHBA-të kanë për Qeverinë e Irakut kundër militantëve islamikë.

Pentagoni thotë se një numër i vogël i forcave speciale amerikane do të marrë pjesë në trajnimin e trupave kundër-terrorizëm të Irakut, në fillim të muajit qershor.

Programi thuhet të jetë i ngjashëm me një kurs fillestar kundër-terrorizmit që forcat amerikane e paraqitën në Jordani muaj më parë, që përfshinte 50 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Iraku dhe Jordania.

Ky trajnim, vë në pah shqetësimet në Uashington për veprimtari ekstremiste në gjithë rajonin, që është nxitur nga lufta në Siri, si dhe dhunën që është rritur në Irak në nivele të papara që nga viti 2007, kur ishte edhe kulmi i konflikteve sektare.
XS
SM
MD
LG