Ndërlidhjet

Rebelët sirianë marrin përgjegjësinë për shpërthimin në Alepo


Rebelët sirianë në qytetin verior të Alepos të Sirisë kanë marrë përgjegjësinë për një shpërthim të madh në afërsi të qytezës së lashtë, i cili la të vrarë rreth 50 ushtarë të qeverisë.

Aleanca rebel "Fronti Islamik" postoi një mesazh në Tëitter e saj më 8 maj ku thuhej se "luftëtarët tonë të shenjtë në mëngjes shpërthyen kazermat në Carlton Hotel në Aleppon e vjetër dhe disa nga ndërtesat ngjitur, duke vrarë më shumë se 50 ushtarë".

Observatori Britanik për të Drejtat e Njeriut në Siri, me bazë te opozita siriane, tha se rebelët gërmuan tunele nën hotel, i cili ishte duke u përdorur si bazë nga forcat qeveritare.

Drejtori Rami Abdel-Rahman tha se rreth 30 persona u vranë.

Agjencia shetërore e lajmeve siriane SANA, tha se "grupe të armatosura terroriste shpërthyen ndërtesat historike dhe bënë dëme të mëdha".

SANA nuk përmendi viktima.
XS
SM
MD
LG