Ndërlidhjet

Gjenden 50 trupa të vdekur nga dhuna në Nigeri


Nigeri
Nigeri
Banorët e një qyteti nigerian fajësuan forcat e sigurisë që reaguan ngadalë në praninë e luftëtarëve të Boko Haram, të cilët më pas sulmuan, duke vrarë shumë njerëz.

Të paktën 50 trupa janë nxjerrë nga mbeturinat e dyqaneve të djegura në tregun kryesor të qytetit që sulmua të hënën nga militantët islamikë.

Banori nga qyteti Gamboru, Abuëar Masta, tha se trupat u gjetën pasi tregu u rihap të mërkurën.

Punëtorët shëndetësorë, vullnetarë dhe tregtarët kërkuan njerëzit e humbur. Masta tha se shumica e trupave janë djegur dhe nuk mund të identifikohen.

Masta dhe tregtarët e tjerë thanë se sulmi mund të ishte shmangur nëse forcat e sigurisë të ishin përgjigjur shpejt ndaj alarmit të ngritur nga banorët, të cilët thanë se kishin parë kampet e kryengritësve në shkurre pranë Gamboru.

Boko Haram, muajin e kaluar rrëmbeu më shumë se 300 vajza nga një shkollë.
XS
SM
MD
LG