Ndërlidhjet

Kaos trafiku në Rio de Janeiro


Rio de Janeiro
Rio de Janeiro
Rio de Janeiro, i cili është vendosur të presë shtatë ndeshjet e Kupës së Botës, duke përfshirë edhe finalen më 13 korrik, u ballafaqua me kaos të trafikut të enjten, për shkak të një greve 24-orëshe të shoferëve të autobusëve

Shoferët e autobusëve janë duke protestuar për shkak të një marrëveshjeje që u nënshkrua nga përfaqësuesit të sindikatave të tyre.

Marrëveshja iu mundëson atyre një rritje 10 për qind e pagës, por punëtorët kërkojnë 12 për qind.

Greva bllokoi qytetin dhe trenat u mbingarkuan. Qindra shkolla pezulluar mësimin sepse nxënësit dhe mësuesit nuk kishin mundur të shkonin nëpër shkolla.
XS
SM
MD
LG