Ndërlidhjet

Rusia e mobilizuar shënon 9 Majin


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria e Rusisë do të paraqitet e tëra në Moskë, me rastin e 9 Majit, që shënon 69 vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste te forcat aleate në Evropë dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore apo siç njihet në Rusi si Lufta më e madhe patriotike.

Sipas njoftimeve ruse, më shumë se 11 mijë trupa do të marrin pjesë në paradën e organizuar në Sheshin e Kuq së bashku me pajisje të rënda ushtarake, duke përfshirë edhe avionët dhe helikopterët ushtarak.

Analistët vlerësojnë se festimi i kësaj here ka një dozë më të madhe të patriotizimit në Rusi, që është ushqyar pas aneksimit të gadishullit ukrainas, Krimesë.

Raportet bëjnë me dije se në paradë do të jenë edhe marinat e Detit të Zi të cilët do të mbajnë flamuj të siç e quajnë ata të “republikës ruse të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit”.
XS
SM
MD
LG