Ndërlidhjet

Avokatët në Pakistan hyjnë në grevë tre-ditore


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët ligjorë në tërë Pakistanin kanë hyrë në grevë duke protestuar kështu për vrasjen e një avokati për të drejtat e njeriut.

Avokatët i kanë bojkotuar gjykatat gjatë ditës së sotme dhe kanë theksuar se për tri ditë radhazi do ti bojkotojnë ato, si protestë për vrasjen e Rashid Rehman.

Ata kanë kërkuar nga autoritetet që autorët e këtij sulmi të vihen para drejtësisë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përsipër sulmin.

I ndjeri Rehman i cili kishte qenë koordinator i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Pakistan, është vrarë në zyren e tij në orët e vona të 7 majit, pas të shtënave të vazhdueshme nga dy persona të panjohur.

Rehman ka vdekur rrugës për në spital.

Dy kolegë të tij janë plagosur.

Avokati tashmë i ndjerë, po e përfaqësonte një klient në gjykatë që ishte i akuzuar për “fyerje ndaj zotit”.

Rehman pati njoftuar se është kërcenuar me vdekje për shkak se po e mbronte këtë rast.

Avokatët mbrojtës në Pakistan në shumë raste janë kërcënuar me vdekje nga persona që u takojnë grupeve ekstremiste.
XS
SM
MD
LG