Ndërlidhjet

Policia tajlandeze përdorë gaz lotsjellës ndaj protestuesve


Ilustrim
Ilustrim
Policia tajlandeze ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve të cilët u përpoqën që të hyjnë në një rrugë që të shpije për në stacionin policor në Bangkok.

Protestuesit në Tajlandë po shfaqin paknaqësi rreth vendimit të gjykatës sipas të cilit është shkaruar vetëm kryeministrja por jo edhe kabineti qeveritarë.

Protestuesit po kërkojnë që e tërë qeveria të japë dorëheqje.

Mjekët kanë bërë me dije se katër protestues janë dërguar sot në spital si rezultat i lëndimeve që kanë marrë.

Protesta vjen dy ditë pasi që kryeministrja Yingluck Shinaëatra, është larguar nga pushteti për shkak se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim përmes të cilit ka bërë me dije, se ajo e ka abuzuar pushtetin teksa një nënpunës civil e ka transferuar nga një pozitë në tjetrën, në kundërshtim me ligjin.

Mbështetësit e Yingluck dhe shumë analistë, e kanë kritikuar vendimin duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG