Ndërlidhjet

Zyrtarët afganë: 100 militantë talibanë u vranë


Zyrtarët lokalë e ushtarakë thonë se më shumë se 100 militantë talibanë u vranë dhe rreth 90 të tjerë u plagosën në një ofensivë të madhe ushtarake në qendër provincës Ghazni.

Zëdhënësi ushtarak, Nazeef Sultani tha më 9 maj se gjashtë shtetas pakistanezë ishin në mesin e kryengritësve të vrarë në ofensivë.

Sultani tha se nuk pati viktima ndër trupat afgane dhe se ofensiva në provincën e destabilizuar tani është "intensifikuar".

Një deklaratë e talibanëve hedhi poshtë shifrat e viktimave të lëshuara nga zyrtarët afganë dhe akuzoi forcat afgane që plagosën civilët.

Disa fshatarë në rrethin Gailanit, ku përleshjet janë duke u zhvilluar, janë ankuar se militantët talebanë kanë zënë shtëpitë e tyre me forcë.

Përleshjet e vazhdueshme kanë bërë që disa banorë lokalë të braktisin shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG