Ndërlidhjet

Koreja Jugore arreston pronarin e anijes së fundosur


Prokurorët që hetojnë fundosjen e një anijeje muajin e kaluar në Korenë Jugore, kanë arrestuar kreun e kompanisë së anijes.

Zyrtarë të gjykatës thanë se Kim Han-sik, president i kompanisë, u arrestua më 8 maj pasi autoritetet ishin të shqetësuar se ai mund të shkatërrojë provat.

Kim është personi i pestë i kompanisë që arrestohet.

Ekipet e kërkimit deri më tani kanë gjetur 273 trupa, ndërsa 31 të tjerë janë ende të humbur.

Shumica e viktimave ishin studentë të shkollave të mesme.

Operacionet e kërkimit janë penguar nga moti i keq dhe mbeturinat brenda anijes.
XS
SM
MD
LG