Ndërlidhjet

SHBA kërkon nga Pakistani të hetojë vdekjen e avokatit


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Pakistanit që të hetojë plotësisht vrasjen e një avokati të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se Uashingtoni “është thellësisht i pikëlluar me vrasjen e Rashid Rehmanit”.

Ky i fundit është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur, të mërkurën në provincën Punxhab.

Rehman ka qenë koordinator në Këshillin për të Drejta të Njeriut në Pakistan.

Ai ka përfaqësuar një klient të akuzuar për blasfemi.
XS
SM
MD
LG