Ndërlidhjet

Palët luftuese arrijnë armëpushim në Sudanin J.


Sudani Jugor
Sudani Jugor
Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir, dhe udhëheqësi i rebelëve, Riek Machar, janë pajtuar për armëpushim.

Bisedimet mes dy palëve janë zhvilluar në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, ku edhe është nënshkruar marrëveshja e paqes.

Dhuna etnike në Sudanin Jugor ka shpërthyer në mes të dhjetorit dhe dy liderët kanë qenë nën presionin ndërkombëtar për t’iu dhënë fund luftimeve që kanë rritur shqetësimet për gjenocid.
XS
SM
MD
LG