Ndërlidhjet

Kosova i bashkohet fushatës për lirimin e vajzave në Nigeri


Prishtinë
Prishtinë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrja në largim e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ish-deputete të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese nga bota e artit dhe kulturës, të shoqërisë civile dhe aktiviste për të drejtat e njeriut i janë bashkuar fushatës botërore #bringbackourgirls (na i ktheni vajzat tona), për lirimin e 276 vajzave të kidnapuara në Nigeri nga militantët e grupit islamik Boko Haram.

Vajzat janë rrëmbyer qysh më 14 prill dhe militantët janë zotuar se do t’i shesin ato.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka thënë se kidnapimi masiv i vajzave në Nigeri është model i kërcënimeve dhe frikësimeve me të cilat përballen vajzat që duan të ndjekin shkollimin.

Ajo ka folur sot në vend të bashkëshortit të saj në adresimin e përjavshëm presidencial.
XS
SM
MD
LG