Ndërlidhjet

Rrëzohet muri, vdesin 18 persona në Kinë


Ilustrim
Ilustrim
Mediat shtetërore kineze kanë bërë me dije se si rezultat i rrëzimit të një muri, kanë vdekur 18 persona ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Sipas raporteve, tragjedia ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në një fabrikë të riciklimit që ndodhet në qytetin lindor Qingdao.

Sipas raporteve, muri që është rrëzuar ka rënë përsipër një shtëpie ku po qëndronin rreth 40 punëtorë të fabrikës.

Autoritetet e atjeshme po e hetojnë shkakun e rënies së murit.

Gjatë ditëve të fundit, rajoni ku ka ngjarë shembja e këtij muri, është përmbytur nga të reshurat e vazhdueshme të shiut.
XS
SM
MD
LG