Ndërlidhjet

Pakistani kërkon akuzimin e agjentit të FBI-së


Joel Cox, pas arrestimit nga policia pakistaneze
Joel Cox, pas arrestimit nga policia pakistaneze
Një gjykatë në Pakistan e ka urdhëruar policinë, që ta akuzoj një agjent të FBI-së nga Shtetet e Bashkuara, i cili u arrestua nën dyshimin se po posedonte armë në aeroplan.

Joel Cox, është arrestuar në qytetin Karaçi para se të hipte për në fluturimin që të shpiente për në Islamabad më 5 maj.

Ai sipas zyrtarëve të Pakistanit, posedonte plumba, thika dhe pajisje elektronike.

Cox i cili është paraqitur para gjykatës pas arrestimit, u lirua me kusht teksa policia kishte kërkuar më shumë kohë për ta hetuar.

Gjykata i ka kërkuar policisë që ta paraqes padinë më 19 maj.

Në të njëjtën ditë edhe i dyshuari duhet të paraqitet në gjykatë.
XS
SM
MD
LG