Ndërlidhjet

Militantët vrasin 20 ushtarë irakianë


Ilustrim
Ilustrim
Si rezultat i një sulmi nga militantët në një bazë ushtarake në veri të Irakut, kanë mbetur të vdekur 20 ushtarë irakianë.

Zyrtarët kanë thënë se shumica e ushtarëve para se të vriteshin, ishin rrëmbyer një ditë më parë, nga një grup i madh i personave të armatosur, në një bazë ushtarake në jug të Mosulit.

Militantët janë larguar nga baza teksa me vete kanë marrë edhe automjete me ushtarë.

Disa nga ushtarët vdiqën në bazën ushtarake.

Trupat e ushtarëve që ishin rrëmbyer, janë gjetur më vonë jo shumë larg bazës.

Shumë nga ta, i kishin duart e lidhura pas shpine.

Ushtarët po qëndronin në atë bazë me qëllim që ta ruanin një tubacion të naftës që gjendet afër autostradës.

Sulmi vjen gati një muaj pasi që militantët vranë 12 ushtarë dhe plagosën 15 të tjerë, në një bazë ushtarake në perëndim të Moslulit.

Vetëm gjatë këtij viti, si rezultat i dhunës në Irak, kanë vdekur mijëra persona.
XS
SM
MD
LG