Ndërlidhjet

Irani nuk do të diskutoj për teknologjinë bërthamore


Presidenti iranian, Hasan Rohani
Presidenti iranian, Hasan Rohani
Presidenti iranian Hasan Rohani, thotë se Teherani nuk do të pranoj që me gjashtë fuqitë botërore, të diskutoj për tenologjinë bërthamore në kuadër të bisedimeve rreth programit bërthamor të Iranit.

Rohani në një paraqitje televizive, ka thënë se vendi i tij ofron transparencë gjatë bisedimeve me Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe SHBA-në por sipas tij, “teknologjia bërthamore nuk duhet të jetë pjesë e negociatave”.

Bisedimet shumëkombëshe që synojnë gjetjen e një zgjidhje të përhershme për ta ndaluar Iranin nga aktivitetet bërthamore, do të rifillojnë më 13 maj.

Marrëveshja e përkohshme që ishte arritur, do të skadoj në korrik.

Presidenti Rohani është kritikuar nga opozitarët e vendit të tij se po heqë dorë nga shumë gjëra, për të marrë shumë pak nga Perëndimi.
XS
SM
MD
LG