Ndërlidhjet

Vajza e Ibrahim Rugovës, kandidate për deputete


Ilustrim
Ilustrim
Vajza e presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta, ka hyrë në listën për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për pjesëmarrjen e saj në zgjedhje si kandidate e LDK-së, e ka bërë me dije vetë LDK-ja përmes një kumtese të lëshuar.

Sipas komunikatës, kryetari Isa Mustafa, ka shprehur besimin e subjektit politik që ai drejton se do ta përkrahë Teutën në synimet e saja të mëtutjeshme.

Teuta Rugova, në anën tjetër, ka thënë se ka lindur në kohën kur është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Siç ka thënë babai im, Ibrahim Rugova, LDK-ja për popullin është shpresë e lirisë “,ka thënë Teuta Rugova.
XS
SM
MD
LG