Ndërlidhjet

Vriten pesë civil e plagosen 36 të tjerë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet afgane kanë bërë me dije se si rezultat i shpërthimit në rnjë makine bombë që kishte në shënjestër një automjet të ushtrisë, kanë të vdekur pesë civil, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i qeverisë lokale Dawkhan Menapal, ka njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe katër ushtarë afganë, në sulmin që ka ndhur në lagjen Maywand në provincën e Kandaharit.

Talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmit.

Sot, aleanca e NATO-s, ka njoftuar se një ushtarë ka vdekur si rezultat i një lëndimi që ka marrë aksidentalisht në veri të Afganistanit.

NATO ka bërë me dije se personi ka vdekur më 11 maj, por nuk ka dhënë detaje të tjera përkitazi me rastin
XS
SM
MD
LG