Ndërlidhjet

Sot inaugurimi i Ivanovit


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Në Maqedoni do të bëhet sot inaugurimi i presidentit Gjorgje Ivanov.

Ivanov, si president i sapozgjedhor, do të bëjë betimin solemn para deputetëve të Kuvendit.

Sipas rezultateve përfundimtare të rrethit të dytë të zgjedhjeve, që është mbajtur më 27 prill, Ivanov, si kandidat i VMRO-DPMNE-së, ka fituar 534.910 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Stevo Pendarovski, nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, 398.077 vota.

Për Ivanovin ky do të jetë mandati i dytë presidencial pesëvjeçar.
XS
SM
MD
LG