Ndërlidhjet

Parisi, samit për vajzat e rrëmbyera


Militantë të Boko Haramit
Militantë të Boko Haramit
Presidenti i Francës, Francois Hollande, planifikon të organizojë një samit afrikan në Paris, javën e ardhshme, për të adresuar kidnapimin e më shumë se 270 vajzave në Nigeri.

Në samit pritet të marrin pjesë Nigeria, Çadi, Kameruni, Nigeri dhe Benuni, raporton gazeta franceze Le Monde.

Kidnapimi i vajzave, qysh më 14 prill nga grupi islamik Boko Haram, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dërguar zyrtarë ushtarakë, hetues dhe ekspertë të mjekësisë ligjore për të ndihmuar autoritetet nigeriane në gjetjen e vajzave.

Britania dhe Franca po ashtu janë duke marrë pjesë në kërkime.
XS
SM
MD
LG