Ndërlidhjet

Ashton: Zgjedhjet në Ukrainë, jetike


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se ende shpreson për shenja të shtensionimit të situatës në Ukrainë.

Ajo i ka bërë këto komente në prag të samitit të ministrave të Jashtëm të BE-së, për krizën.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale të 25 majit në Ukrainë, Ashton ka thënë se ato janë një mundësi për ukrainasit që në mënyrë demokratike të zgjedhin presidentin.

Zgjedhjet janë jetike për të ardhmen, ka thënë Ashton.

Komentet vijnë një ditë pasi pro-rusët në Donjeck dhe Luhansk kanë mbajtur referendumet për vetëvendosje.

Kryengritësit në Donjeck kanë thënë se afro 90 për qind e votuesve kanë mbështetur vetëqeverisjen.
XS
SM
MD
LG