Ndërlidhjet

Letonia do të ndihmojë Kosovën


Prishtinë, 12 maj 2014.
Prishtinë, 12 maj 2014.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Letonisë në Republikën e Çekisë, jorezident për Kosovën, Alberts Sarkanis, i cili i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Jahjaga ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke theksuar nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Sipas kumtesës nga Presidenca, Jahjaga po ashtu ka thënë se “ndihma e Letonisë në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojës, është e rëndësishme, me qëllim të përafrimit të vendit me BE-në”.

Sarkanis, në anën tjetër, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën në proceset e saj integruese dhe të zgjerojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
XS
SM
MD
LG