Ndërlidhjet

Mbi 200 të arrestuar për terrorizëm në Kinë


Kinë - foto arkivi
Kinë - foto arkivi
Policia në provincën veriperëndimore të Kinës, Ksinjiang, ka arrestuar 232 të dyshuar gjatë dy javëve të kaluara, në lidhje me sulmet e fundit terroriste në rajon.

Mediat në Kinë thonë se të dyshuarit janë kapur pas kontrollimit të videove online dhe përmbajtjeve të tjera në internet, që thuhet se promovojnë terrorizmin dhe ekstremizmin fetar.

Më 1 mars, 29 njerëz janë vrarë dhe 143 të tjerë janë plagosur në sulmet me thika nga disa individë, në stacionin kryesor të trenit në qytetin Kunming.

Më 6 maj, ndërkaq, ka ndodhur edhe një tjetër sulm me thika në qytetin Guangzhou, i cili ka lënë gjashtë njerëz të plagosur.

Policia fajëson ujgurët myslimanë në krahinën Ksiniang për sulmet.
XS
SM
MD
LG