Ndërlidhjet

Mbyten disa migrantë në Itali


Pranë ishullit Lampedusa... (foto arkivi)
Pranë ishullit Lampedusa... (foto arkivi)
Disa njerëz raportohet se janë mbytur pasi një anije që transportonte rreth 400 migrantë është fundosur sot në brigjet e Italisë jugore.

Anijet e mallrave që kanë qenë pranë vendit të incidentit, kanë thënë se kanë shpëtuar rreth 200 migrantë.

Sipas mediave italiane, janë gjetur “disa trupa”.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka bërë që anija të mbytet në jug të ishullit Lampedusa.

Qindra migrantë janë mbytur në muajt e fundit derisa kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes anijeve.

Të dielën, marina e Libisë ka thënë se rreth 40 migrantë kanë vdekur pasi anija e tyre është fundosur javën e kaluar në brigjet e Libisë.
XS
SM
MD
LG