Ndërlidhjet

Kerry pasnesër takohet me presidentin palestinez


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, do të takohet të mërkurën në Londër më presidentin palestinez Mahmud Abaz.

Takimi vjen disa javë pas ndërprerjes së bisedimeve që po zhvilloheshin me qëllim të arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.

“Gatë takimit do të diskutohet për mundësinë e rifillimit të bisedimeve me Izarelin”, i ka thënë agjencisë franceze AFP në kushte anonimiteti, një zyrtar palestinez.

Përpjekjet për arritjen e paqes në mes të izraelitëve e palestinezëve, kanë dështuar deri më tani.

“Takimi mund të jetë si përpjekje e fundit nga ana e sekretarit amerikan, për ti rifilluar bisedimet”, ka shuar më tutje zyrtari palestinez.
XS
SM
MD
LG