Ndërlidhjet

Pesë viktima të reja nga virusi MERS


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët sauditë të shëndetësisë, kanë raportuar se edhe pesë persona kanë vdekur si rezultat i sindromit të frymëmarrjes në Lindjen e Mesme MERS, derisa tetë raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Pesë rastet e fundit e çojnë në 147, numrin e personave që deri më tani kanë vdekur nga virusi MERS.

Rreth 491 persona kosniderohet se janë të prekur nga kjo sëumundje në Arabinë Saudite.

Zyrtarët kanë njoftuar se do të vendosin mikroprocesorë në deve dhe i kanë paralajmëruar qytetarët që të përdorin veshtejt mbrojtëse kur kanë të bëjnë me deve, ngase autoritetet dyshojn,ë që devet janë duke e transmetuar këtë virus.

Ende nuk ka ndonjë vaksinë kundër virusit MERS.

MERS është i ndërlidhur me virusin SARS, nga i cili në vitin 2003 kanë vdekur 800 njerëz në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG