Ndërlidhjet

Në Moskë duan marshim të grave me mjekrra


Conchita Wurst
Conchita Wurst
Aktivistët homoseksualë në Rusi kanë aplikuar për leje për mbajtjen e “marshit Conchita Wurst të grave dhe burrave me mjekrra”, në Moskë.

Në ueb-faqen e aktivistëve homoseksualë GayrRussia.ru, thuhet se kërkesa për leje është dërguar në zyrën e kryetarit të Moskës më 13 maj.

Aktivistët planifikojnë marshin për datën 27 maj, që përkon me përvjetorin e 21-të të dekriminalizimit të marrëdhënieve homoseksuale në Rusi.

Aktivistët po ashtu planifikojnë të mbajnë paradën homoseksuale në Moskë më 31 maj.

Conchita Wurst, transvestite austriake me emrin Thomas Neuwirth, ka fituar Eurovizionin e sivjetmë në Kopenhagë.

Wurst ka pasur mjekër dhe mustaqe dhe ka qenë e veshur me fustan gjatë këndimit të këngës fituese.
XS
SM
MD
LG