Ndërlidhjet

Rusia "do të tërhiqet" nga hapësira pas 2020


Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin.
Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin.
Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë se Moska nuk e ka ndërmend të shfrytëzojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pas vitit 2020.

Ai ka thënë se Rusia do të paraqesë detajet për ridrejtimin e burimeve të hapësirës.

Komentet e tij vijnë në kohën e krizës në Ukrainë dhe sanksioneve që i kanë vënë Shtetet e Bashkuara Rusisë në lidhje me këtë krizë.

Rogozin ka thënë se Moska nuk mund të vazhdojë projektet e teknologkosë së lartë me një partner “të pabesueshëm”, i cili “politizon gjithçka”.

Prejse është pensionuar anija kozmike amerikane, anija ruse Soyuz ka qenë e vetmja mënyrë për të transportuar astronautë në dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

NASA ka thënë se nuk është njoftuar ende nga Rusia në lidhje me ndryshimet e planifikuara.
XS
SM
MD
LG