Ndërlidhjet

Lavrov: Ukraina pranë luftës civile


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Ukraina “është shumë pranë luftës civile”.

Në një intervistë për televizionin Bloomberg, Lavrov ka thënë se “lufta e vërtetë” është duke u zhvilluar në lindje dhe në jug të Ukrainës.

Lavrov ka thënë se për të pasur sukses dialogu kombëtar, “është absolutisht e nevojshme pjesëmarrja e barabartë e të gjitha rajoneve të Ukrainës”.

Në bisedimet që do të mbahen sot në Kiev, nuk marrin pjesë separatistët pro-rusë.

Negociatat janë pjesë e një strategjie të hartuar nga OSBE-ja, e cila ka për qëllim shtensionimin e krizës.
XS
SM
MD
LG