Ndërlidhjet

Nuland: Sanksionet kanë filluar të kenë efekt


Victoria Nuland
Victoria Nuland
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, ka thënë sot se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, kanë filluuar të kenë efekt.

Këtë deklaratë, Nuland e ka thënë gjatë një konference për qështje të sigurisë që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

Sipas saj, është e rëndësishme që banorët e regjioneve Luhansk e Donetsk në lindje të Ukrainës, të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 25 maj.

Një ditë më parë, teksa ka folur gjatë vizitës së saj në Estoni, Nuland ka thënë se rubla ruse është zhvlerësuar karshi dollarit, për afro 20 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka njoftuar në anën tjetër, se Rusia është në prag të një recensioni.
XS
SM
MD
LG