Ndërlidhjet

BERZH thotë se kriza në Ukrainë ka ndikuar edhe në Evropë


Ilustrim
Ilustrim
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thotë se kriza në Ukrainë nuk ka ndikuar negativisht vetëm në Ukrainë dhe Rusi, por edhe në shumicën e vendeve të Evropës lindore dhe Kaukazit.

Gjatë mbledhjes vjetore të bordit të BERZH që ka nisur dje në Varshavë, BERZH ka parashikuar se Ukraina do të bie në recesion të thellë këtë vit, ndërsa ekonomia e Rusisë do të stagnojë.

BERZH gjithashtu ka paraparë se parashikimet nuk janë të mira as për Bjellorusinë, Moldavinë, Armeninë, Azerbajxhanin e Gjeorgjinë sa i përket ekonomisë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se kjo po ndodhë për shkak të pozitës gjeopolitike dhe mungesës së investimeve nga jashtë, por edhe për shkak të dhe uljës së eksportit.

Takimi i bordit të BERZH, do ti përfundojë punimet sot.
XS
SM
MD
LG