Ndërlidhjet

Kazakët e padisin ish-bashkiakun për vjedhjen e milionave


Ilustrim
Ilustrim
Qytetarët e qytetit më të madh të Kazakistanit, e kanë panditur ish-kryetarin e komunës së tyre, me pretendimin se ai dhe familja e tij, i kanë abuzuar fondet publike me të cilat kanë blerë pallate në Kaliforni dhe një hotel luksoz prej 67 milion dollarësh në New York.

Padia është ngritur më 13 maj në gjykatën federale të Los Angelos nga qytetarët e qytetit Almaty.

Përveq emrit të ish-bashkiakut Viktor Khrapunov, në padi janë të përfshirë edhe emri i bashkëshortës, fëmijëve të tij dhe antarëve të tjerë të familjes.

Qytetarët e Almaty pretendojnë se ish-kryetari i tyre i ka vjedhur rreth 300 milion dollarë të cilat i ka siguruar nga shitja e paligjshme e pronës publike.

Padia pretendon se ish-kryetari ka përdorur paratë e shtetit për të blerë makina luksoze dhe një shtëpi milionëshe në qytetin Studio të Beverly Hills në Los Anxhelos.

Khrapunov i cili ka pasur dikur edhe pozitën e ministrit, është i kërkuar në Kazakistan për shkak të akuzave penale ndaj tij.

Ai tashmë jeton në Zvicër.
XS
SM
MD
LG