Ndërlidhjet

Bratisllava, nikoqire e konferencës “Globsec 2014”


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Kryeministrat e katër vendeve të Evropës Qëndrore dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andreds Fogh Rasmussen, do të flasin sot në Bratisllavë në hapjen e konferencës së sigurisë “Globsec 2014”.

Konferenca tri-ditore ka për qëllim trajtimin e kërcënimeve të sigurisë që paraqet kriza në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Konferenca do të fillojë sot në ora 09.00 ndërsa do të marrin pjesë kryeministrat e Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë.

Fjalën kryesore në ditën e parë do ta mbajë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, ishte paraparë që në këtë konferencë poashtu të flasë sot, por siç bëhet me dije, ai e ka anuluar vizitën e tij në Bratisllavë.
XS
SM
MD
LG