Ndërlidhjet

Dënohet zëvendësministri i brendshëm i Gjeorgjisë


Gjykata e Tbilisit
Gjykata e Tbilisit
Zëvendësministri i brendshëm i Gjeorgjisë, Gela Khvedelidze, është dënuar me kusht për një periudhë një vjeqare.

Gjykata në Tbilisi e ka gjetur atë fajtor për veprën penale të shkeljes së të drejtave të privatësisë.

Khvedelidze u arrestua një vit më parë, në kohën kur kryeministri aktual i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili mbante poziten e ministrit të brendshëm.

Khvedelidze ishte akuzuar për shkak të publikimit të një viedoje intime që ishte incizuar fshehurazi, video në të cilën ishte një person që po e akuzonte Khvedelidzen për korrupsion.

Menjëherë pas arrestimit, Khvedelidze ishte liruar me kusht ndërsa ka vazhduar ta mbaj pozitën e zëvendësministrit.

Mbrojtësi i tij ka bërë me dije se do të paraqesin ankesë ndaj vendimit të shkallës së parë.
XS
SM
MD
LG