Ndërlidhjet

Rasmussen kundërshton shkurtimet në sistemet e mbrojtjes në Evropë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se shkurtimet e shpenzimeve të mbrojtjes nga anëtarë e aleancës, veçanërisht në Evropën Lindore dhe Qendrore –janë të paqëndrueshme përballë shpenzimeve në rritje të Rusisë në sektorin e mbrojtjes.

Duke folur në një konferencë për siguri në Bratisllavë të Sllovakisë, Rasmussen tha se shpenzimet e mbrojtjes ruse "janë rritur për 10 për qind me shumë, çdo vit në pesë vitet e fundit".

Në këtë rrafsh, tha ai, disa vende evropiane të NATO-s, kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes nga më shumë se 20 për qind. "Tash është koha", tha ai, "për të ndaluar shkurtimet dhe për të ndaluar këtë trend”.

Konferenca treditëshe e cila ka bërë bashkë kryeministrat e Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, është e përqendruar në kërcënimet e sigurisë që mund të vijnë nga kriza në Ukrainë.

Rasmussen, ka kritikuar Rusinë për mos ndërmarrjen e hapave për shtendosjen e krizën.
XS
SM
MD
LG