Ndërlidhjet

Obama: Asnjë akt terrorizmi nuk matet me forcën dhe shpirtin e SHBA-ve


Presidenti, Barack Obama
Presidenti, Barack Obama
Presidenti Barack Obama, ka thënë se asnjë akt terrorizmi, nuk matet me forcën dhe shpirtin e Shteteve të Bashkuar.

Obama ka folur kështu në hapjen solemne të muzeut kombëtar dhe memorialit të ndërtuar në kujtim të ngjarjeve të 11 shtatorit, në vendin e ish-Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Obama e vlerësoi muzeun si një "vend të shenjtë të shërimit dhe shpresës", që tregon historinë e sulmeve terroriste 11 shtator 2001, në mënyrë që brezat e ardhshëm nuk do ta harrojnë.

Ai, u bashkua në ceremoninë e përurimit me të afërmit e disa prej personave që humbën jetën nga sulmet e Al-Kaidës.

Në muze do të tregohet historia e 11 shtatorit përmes zërit të fundit të viktimave, përmes fotove të personave që ranë nga kullat binjake, por do të ekspozohen edhe objekte duke përfshirë edhe orën e dorës së një pasagjereje e cila ishte ballafaquar me rrëmbyesit e Al-Kaidës.

Muzeu së bashku me sheshin përkujtimor, do të hapet për publikun më 21 maj.
XS
SM
MD
LG