Ndërlidhjet

Dënohen dy kosovar për mundësim dhe detyrim në prostitucion


Ilustrim
Ilustrim
Trup gjykues prej tre gjyqtarëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy persona për vepër të mundësimit dhe detyrimit në prostitucion në hotelin “Troja” në Prishtinë, që ishin kryer prej muajit shkurt deri në muajin prill të vitit 2012.

“I akuzuari Elmi Kastrati është shpallur fajtor për detyrim dhe mundësim në prostitucion dhe posedim të drogave narkotike, dhe është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej pesë vite e gjysmë dhe me një gjobë në shumë prej 1.500 euro. I akuzuari tjetër Besnik Kastrati ishte shpallur fajtor, pas pranimit të fajësisë për detyrim dhe mundësim në prostitucion dhe është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej një vit e dhjetë muaj”, thuhet në një njoftim në ueb- faqen e Prokurorit të Shtetit.

”Në fazën e mëhershme të gjykimit, dy të akuzuar tjerë, Faton Berisha dhe Nexhad Beiqi, e kanë pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ndërsa Albert Krasniqi, e kishte pranuar fajësinë para trupit gjykues për vepër të mundësimit në prostitucion. Që të tre janë dënuar me 12 muaj burgim me kusht, për një afat prej dymbëdhjetë muajve”, thuhet në njoftim.

Këto veprimet sipas njoftimi kanë ndodhur prej muajit shkurt deri në muajin prill të vitit 2012 në hotelin “Troja” në Prishtinë, në të cilin të pandehurit kishin ndihmuar në prostituimin e disa femrave serbe dhe e kishin detyruar në prostitucion një femër shqiptare.
XS
SM
MD
LG