Ndërlidhjet

Protesta kundër Kamiponatit të Futbollit në Brazil


Brazil
Brazil
Policia në Brazil ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues në Sao Paulo dhe Rio De Zhaneiro, të cilët kanë marshuar kundër shpenzimeve për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Disa demonstrues kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, kanë djegur goma dhe kanë bllokuar rrugët.

Ata kanë thënë se janë të zemëruar për faktin se miliarada dollarë janë shpenzuar për turneun e muajit të ardhshëm, në vend se në projekte sociale.

Mësuesit dhe shërbyesit civilë kanë qenë po ashtu në mesin e protestuesve.
XS
SM
MD
LG