Ndërlidhjet

Operatori i minierës turke mohon neglizhencën


Manisa, Turqi
Manisa, Turqi
Operatori i minierës turke, e cila është shembur pak ditë më parë duke vrarë së paku 282 njerëz, ka mohuar çdo neglizhencë.

Në një konferencë për gazetarë, përfaqësuesit e kompanisë Soma Holding kanë mbrojtur reagimin e tyre ndaj fatkeqësisë dhe kanë thënë se prioritet i tyre ka qenë shpëtimi i njerëzve.

“Ne ende nuk e dimë se si ka ndodhur aksidenti. Neglizhencë nga ana jonë nuk ka pasur”, ka thënë menaxheri i minierës, Akin Celik.

Aksidenti i 13 majit në qytetin Manisa paraqet fatkeqësinë më të keqe që ka ndodhur ndonjëherë në minierat e Turqisë.

Ai po ashtu ka shkaktuar protesta antiqeveritare.
XS
SM
MD
LG