Ndërlidhjet

OKB: Përkeqësim i të drejtave të njeriut në Ukrainë


Mariupol, Ukrainë
Mariupol, Ukrainë
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për “përkeqësim alarmant” të të drejtave të njeriut në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë janë duke luftuar forcat e sigurisë.

Ato po ashtu kanë vënë re “probleme serioze” në keqtrajtimin dhe persekutimin e tatarëve në Krime, rajonin që ka aneksuar Moska në muajin mars.

Konstatimet janë përfshirë në raportin mujor të OKB-së mbi krizën, i cili është prezantuar sot në Gjenevë.

Dhuna vdekjeprurëse midis separatistëve dhe forcave pro-ukrainase ka lënë këtë muaj dhjetëra të vrarë në lindje dhe në jug.
XS
SM
MD
LG