Ndërlidhjet

Dënohet me burg ish-kryetari i Komunës së Vitisë


Ilustrim
Ilustrim
Një trup gjykues nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të ndërmarrjes private “Univerzal” në Viti, Kabil Hajdari.

Siç njoftohet me anë të një komunikate për media nga Gjykatës Themelore, i akuzuari Nexhmedin Arifi është shpallur fajtor për veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit.

Andaj Arifit është shqiptuar dënimi burg me kusht në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë muajve.

“I akuzuari Kabil Hajdari, është shpallur fajtor për dy vepra penale: shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 pika 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Për veprën e parë të akuzuarit Hajdari, i është shqiptuar dënimi burg me kusht në kohëzgjatje prej një viti, ndërsa për veprën e dytë i është shqiptuar dënimi me burg efektiv në kohëzgjatje prej pesë muajve dhe njëmijë euro gjobë, të cilën i akuzuari ka për të paguar në afat prej tre muajve”, thuhet në një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Gjilan.
XS
SM
MD
LG