Ndërlidhjet

Blatter: Kampionati i Futbollit në Katar është gabim


Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter.
Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter.
Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka thënë se ka qenë “gabim” vendimi që në vitin 2022, Kampionati Botëror të mbahet në Katar, për shkak të temperaturave ekstreme.

Blatter, duke folur për mediat zvicerane, ka thënë se Katari përballet me temperatura shumë të larta gjatë verës.

Temperatura mesatare në Katar kalon 40 gradë të Celsiusit në muajt qershor dhe korrik, kur zakonisht zhvillohen kampionatet.

Blatter ka thënë se ka shumë gjasa që turneu i vitit 2022 të zhvendoset në dimër, kur temperaturat në Katar janë rreth 25 gradë Celsius.

FIFA ka thënë sot se statusi i Katarit si nikoqir i garës nuk vihet në pyetje.
XS
SM
MD
LG