Ndërlidhjet

AKB-ja nënshkroi një marrëveshje biznesi në Beograd


Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini
Aleanca Kosovare e Bizneseve, me iniciativë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimit me Qendrën Inovative Energjetike Teslianum nga Beogradi.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se “kjo marrëveshje është e para e realizuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas një komunikatë për media Shahini, citohet të ketë deklaruar se marrëveshja krijon mundësi të mira të bashkëpunimi në fushën ekonomike dhe në sferat tjera.

Kurse, Mirjana Prleviq, drejtoreshë e Qendrës Inovative Energjetike Teslianum nga Serbia, ka thënë se “kjo marrëveshje do t’i mundëson Kosovës që bashkërisht të aplikoj në projekte për energji dhe inovacione, ku ekzistojnë fondet mbi shtatë miliardë euro dhe ato mund të merren vetëm me projekte të përbashkëta në mes bizneseve të këtij sektori në Kosovë, Serbi e vendet tjera”, citohet të ketë thënë Prleviq e cituar nga komunikate e AKB-së drejtuar mediave.
XS
SM
MD
LG