Ndërlidhjet

Obama e Hollande e paralajmërojnë Rusinë për sankione të reja


Barak Obama
Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti i Francës Francois Hollande, kanë diskutuar në lidhje me krizën në Ukrainë ndërsa e kanë paralajmëruar Rusinë, se do të përballet me sanskione të mëtutjeshme nëse vazhdon me sjelljet provokuese dhe destabilizuese ndaj Rusisë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy lidërët, kanë biseduar në telefon më 16 maj.

Gjatë ditës së premte, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për “përkeqësim alarmant” të të drejtave të njeriut në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë janë duke luftuar forcat e sigurisë.

Ato po ashtu kanë vënë re “probleme serioze” në keqtrajtimin dhe persekutimin e tatarëve në Krime, rajonin që ka aneksuar Moska në muajin mars.

Konstatimet janë përfshirë në raportin mujor të OKB-së mbi krizën, i cili është prezantuar të premtën në Gjenevë.

Rusia e ka kritikuar raportin dhe e ka vlerësuar atë si të motivuar politikisht
XS
SM
MD
LG