Ndërlidhjet

Rusia do të vendosë stacione detare në Amerikën Latine


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, thotë se Moska nuk do të vendosë bazë ushtarake në Amerikën Latine por do të vendosë stacione detare.

Lavrov teksa ka folur për televizionin Rossia, ka thënë se Rusia nuk ka nevojë që atje të vendosë bazë ushtarakë por bazë të marinave detare, që mund të ndihmojnë në riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Lavrov i ka bërë këto komente pas vizitës që e ka realizuar në Nikaragua, Kili dhe Peru.

Ai ka shtuar se Rusia po e shqyrton mundësinë e ndërtimit të një kanali përmes Nikaragua, kanal i cili do ta lidhte Atlantikun dhe Oqeanin Paqësor.

Kompanitë ruse sipas tij, mund të kontribuojnë në ndërtimin e këtij kanali.

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, është një aleat kyç i Kremlinit.
XS
SM
MD
LG